Aktualitet

Foto/ Hashim Thaçi në Tiranë: Meta e takon me bërryl, Rama me selfie

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me kryeministrin Rama. Detaje të bisedës mes tyre nuk janë bërë publike, por Rama ka postuar një selfie me Thaçin nga zyra e tij.

Foton e ka publikuar në rrjetin e tij social Tëitter ku shkruan:

‘Me Presidentin e Kosovës, pas një bashkëbisedimi si gjithnjë vëllazëror’.

Foto/ Hashim Thaçi në Tiranë: Meta e takon me bërryl, Rama

Tema e bisedimeve me gjasë ka qenë bashkëpunimi i dy vendeve për situatën e pandemisë, por ndoshta edhe për qeverinë e re të Kosovës, me Avudall Hotin kryeministër. Rama dje postoi një status pas betimit të qeverisë së re, që la Albin Kurtin e Vetëvendosjes jashtë.

Rama:

U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

Ndërkaq, presidenti Meta tha se me Thaçin nuk kishin biseduar për ‘trazirat në Shqipëri’. Ai postoi një foto ku shihen duke u takuar por duke ruajtur distancën.

Foto/ Hashim Thaçi në Tiranë: Meta e takon me bërryl, Rama

'Nuk kemi biseduar për trazirat në Shqipëri. Ajo që kemi biseduar është se; Kosova të vazhdojë në rrugën e zhvillimeve demokratike. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, edhe në raport me ndryshimet në gjykatën kushtetuese, kemi pasur ndryshme paqësore. Ndaj duhet të përshëndes dhe ish-kryeministrin Albin Kurtin që kemi pasur bashkëpunim gjatë këtyre muajve. Kosova dha një shembull të respektimit të institucioneve. Edhe kur nuk na pëlqejnë vendimet e tyre. Do respektojmë gjithmonë kushtetutën e Kosovës'.