Aktualitet

Foto/ Ky është 71 vjeçari që plagosi dy djem teksa qëllonte policinë në Elbasan, s'pranon të dorëzohet

Foto/ Ky është 71 vjeçari që plagosi dy djem teksa

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Elbasan mesditën e sotme. Një 71 vjeçar mori armën dhe për gjysmë ore ka qëlluar me kallshnikov herë pas here ndaj forcave të policisë. Mësohet se gruaja e Lefter Zhidru, ka njoftuar policinë pas një sherri mes saj dhe 71 vjeçarit dhe pasi policia ka mbërritur pranë shtëpisë, në lagjen 11 nëntori, ai ka filluar të qëllojë me armë policinë.  Për pasojë dy kalimtarë, djem të rinj, 22 dhe 21 vjeç u plagosën dhe janë dërguar në spital, pa rrezik për jetën. Edhe gruaja dhe vajza 14 vjeçare janë nxjerrë të palënduara nga shtëpia.

Por 71 vjeçari është mbyllur në shtëpi dhe nuk po u përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar. Edhe në këto momente ai po bën rezistencë ndërsa forca të shumta policie po presin jashtë, që ai të dalë pa shkaktuar fatalitete dhe ta neutralizojnë. 

Mësohet se edhe forcat RENEA kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. 

Foto/ Ky është 71 vjeçari që plagosi dy djem teksa

Foto/ Ky është 71 vjeçari që plagosi dy djem teksa

Foto/ Ky është 71 vjeçari që plagosi dy djem teksa