Aktualitet

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës

Ditën e djeshme u konfirmuan 15 raste të reja me koronavirus që lidheshin me një call center në zonën e Laprakës. Pas shqetësimit për përhapjen e zinxhirit të infeksionit, mësohet se ambientet e kompanisë janë mbyllur, përmes një urdhri nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës

Gjithashtu, godina është dezinfektuar e gjitha, edhe pse nuk ka banorë. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se kompania Call Center ishte kontrolluar më parë, dhe një pjesë e madhe e punonjësve po punonin nga shtëpia për të ruajtur distancimin dhe sigurinë. Biznese të tilla kanë një prokoll të kuq sigurie, por duket se masat nuk janë zbatuar. 

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës

Rastet e konfirmuara ditën e djeshme u zbuluan pas dy rasteve të mëparshme që rezultuan me koronavirus, duke çuar totalin në 17. Ditën e sotme nuk u raportua për të tjerë punonjës të call centerit të infektuar, por frika ekziston se mund të ketë të tjerë për shkak të numrit të madh të të punësuarve. 

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës

Kompanitë call-center dhe fasoneritë mbeten ndër kategoritë e bizneseve më me rrezik për përhapjen e virusit.

Foto/ Mbyllet call centeri në Tiranë ku u infektuan 17 punonjës