Aktualitet

Foto/ Mbyllet protesta e mjekëve para QSUT: Do marrim një vendim nga Këshilli si do vijohet

Foto/ Mbyllet protesta e mjekëve para QSUT: Do marrim një vendim nga

Nuk ka zgjatur një orë siç ishte parlajmëruar, por vetëm gjysmë orë protesta e mjekëve pranë oborrit të QSUT. Një prej mjekëve tha se përfaqësuesit e sindikatës nuk i ka pritur as Rama as ministrja e Shëndetësisë, por përfaqësues të bashkëqeverisjes.

Foto/ Mbyllet protesta e mjekëve para QSUT: Do marrim një vendim nga

Mjekët kanë thënë se do të protestojnë sërish, edhe pse policia nuk u ka dhënë leje për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Pritet që takimi të zgjasë, ndërsa nuk dihet nëse kërkesat e tyre do të plotësohen. Mjekët protestues kanë njoftuar se do të marrin një vendim nga Këshilli se si do të vijohet. 

Foto/ Mbyllet protesta e mjekëve para QSUT: Do marrim një vendim nga

Kirurgu Ruka tha: 

'Morëm lajmin se kryeministri dhe ministrja s'kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës se ashtu u tha dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”. 

Mjekët mbanin në duar pankarta me kërkesat e tyre: 

Foto/ Mbyllet protesta e mjekëve para QSUT: Do marrim një vendim nga

Katër kërkesat e mjekëve janë:

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.