Aktualitet

Foto/ Merr flakë makina në ecje në tunelin e Elbasanit

Foto/ Merr flakë makina në ecje në tunelin e Elbasanit

Një makinë ka marrë flakë teksa shoferi po bënte rrugën për në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:20 dhe dyshohet se makina në pronësi të shoferit F.N. ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, përveçse dëmtimit të mjetit. Për shkak të ngjarjes, njëra korsi e tunelit Tiranë-Elbasan është bllokuar, duke shkaktuar trafik. 

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse shkuan dhe shuan flakët e makinës. Ndërsa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Fotot e publikuara nga Panorama: 

Foto/ Merr flakë makina në ecje në tunelin e Elbasanit

Foto/ Merr flakë makina në ecje në tunelin e Elbasanit