Aktualitet

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket sikur dolëm nga burgu

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

Mbrëmë ishte nata e parë për britanikët që dolën në lokal për të pirë dhe u lejuan të mblidhen me miqtë. Që nga shpërthimi i pandemisë, Britania si një prej vendeve të goditura nga koronavirusi, qëndroi me muaj në bllokim, me dyqane, lokale, bare, e qendra të ndryshme biznesi të mbyllura.

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

Mediat kanë publikuar foto ku shihen qytetarët të emocionuar, ndërsa ekspertët janë të shqetësuar kjo mund të sjellë një tjetër përhapje të rasteve.

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

Rrugët e Londrës u mbushën plot me qytetarë, disa preferuan të konsumonin alkool pa u ulu në lokal.

Përveç lokaleve, dje u hapën palestrat, parukeritë, kopshtet zoologjike etj. Masat u lehtësuan edhe në Skoci e Uells.

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

Foto/ Nata e parë që britanikët dalin në kafe: Na duket

"Sinqerisht ndihem kaq mirë, ndihem sikur kam dalë nga burgu. Jemi mbledhur për të festuar një ditëlindje, kështu që kjo (liria) besoj se ishte dhurata më e mirë”, thotë një prej banorëve të Londrës.

Një tjetër tha: "Është kaq bukur të shohësh njerëz jashtë, të kesh jetë përreth me njerëz, më kishte marrë malli kaq shumë"!

*Tiranapost.al.