Aktualitet

Foto/ Ndryshimi drastik i pamjes së Hekuran Billës: Por nuk i shpëtoi vrasësit të tij

Foto/ Ndryshimi drastik i pamjes së Hekuran Billës: Por nuk i

Përgjatë viteve, Hekuran Billa, 40 vjeçari i vrarë me silenciator mbrëmë tek Komuna e Parisit kishte këtë pamje.

Foto/ Ndryshimi drastik i pamjes së Hekuran Billës: Por nuk i

Në vitin 2006 ai u dënua nga shteti anglez për vrasjen e Prel Markut, një ngjarje ku u plagosën tre të tjerë. Ai u ekstradua në Shqipëri dhe para një viti raportohet të ketë dalë nga burgu, ku ka rinisur jetën e tij.

Por në fotot të kohëve të fundit, pamja e tij e jashtme duket tërësisht ndryshe, ashtu siç njihej edhe me një emër tjetër si Herland Bilali.

Foto/ Ndryshimi drastik i pamjes së Hekuran Billës: Por nuk i

Me kile të reduktuara dhe me një model ndryshe të flokëve, 40 vjeçari mezi njihej, por jo për vrasëin e tij që e qëlloi mbrëmjen e djeshme. Ai u qëllua teksa lëvizte me makinën e bardhë tip BMW X5, pasi u nda nga takimi me familjarë të tij.

Pista e hetimit të vrasjes është larja e hesapeve. Flitet se Prel Marku 20 vjeç në kohën kur ndodhi ngjarja, u vra në prani të familjarëve dhe kjo ka ngritur dyshimet se të afërm të Prelës kanë punësuar një vrasës me pagesë për tu hakmarrë, pas 14 vitesh.

Pasi Hekuran Billa doli nga burgu, ai ishte angazhuar me disa biznese me oraktë të tjerë, kryesisht dhënien e makinave me qira të cilat vinin nga jashtë Shqipërisë.

Autori apo autorët e ngjarjes nuk janë kapur ende, por mësohet se 20 persona janë shoqëruar në polici.

(Fotoja e publikuar nga ABC News).