Aktualitet

Foto/ Një 7 mars që do mbahet mend gjatë! Mesazhet e para të politikanëve për Ditën e Mësuesve

Foto/ Një 7 mars që do mbahet mend gjatë! Mesazhet e para të

Sot është 7 Marsi, festa e mësuesve. Në rrjetet sociale të politikanëve dhe jo vetëm janë postuar mesazhet e para të urimit për to. Në kushtet e pandemisë së koronavirusit, nuk ka festa, koncerte apo mbledhje mes mësuesish me drejtuesit e shkollave siç do ndodhte në situatë normale, por nuk kanë munguar urimet dhe mesazhet për to.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka postuar një video-mesazh ku i quan mësuesit heronj: Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!.

Foto/ Një 7 mars që do mbahet mend gjatë! Mesazhet e para të

Kryeministri Rama me një video nga shkolla e re e mesme, Gosë uron mësuesit, dhe ata në pension. Ai shkruan: MIRËMËNGJES dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur!

Foto/ Një 7 mars që do mbahet mend gjatë! Mesazhet e para të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në urimin e tij ka postuar disa foto të mësuesve të cilët kanë marrë si çdo vit kartolinat me mesazhe në emër të tij dhe Bashkisë.

'Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur!
Mirënjohje pa fund për punën e çmuar dhe përkushtimin e përditshëm për të dhënë dije', shkruan Veliaj.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi:

Është i dyti 7 Mars që e kremtojmë jo siç do të dëshironim. Mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë do t’u mungojë edhe sot melodia e zërave të gëzueshëm dhe përqafimet me nxënësit e tyre të dashur. Por pandemia nuk mund të ndajë ndjenjat, zemrat dhe dashurinë njerëzore.
Në këtë 7 Mars të kësaj pranvere të vështirë për të gjithë planetin, të gjithë ne shqiptarët, urojmë nga thellësia e shpirtit mësueset dhe mësuesit e fëmijëve, mbesave e nipërve tanë: Gëzuar këtë festë të bukur, edhe pse në një kohë anormale!

Bashkë me urimet, sot është dita të shprehim mirënjohjen për punën vetmohuese të mësuesve të Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit shkollorë, të cilat do të jenë më të vështirat e karrierës së tyre.
Sot është dita të reflektojmë e të rikujtojmë se progresi i vendit varet nga progresi i arsimit dhe progresi i arsimit është në duart e sigurta të mësueseve dhe mësuesve të Shqipërisë.
Në dorën tuaj, që e kini zgjedhur këtë profesion jo për lehtësi, por si një mision për të pasuruar e zbukuruar jetën e vajzave e djemve të Shqipërisë.

Mësuesi është profesioni më i ëndërruar dhe me më shumë ndikim në jetën e një vendi. Një komb merr fytyrën e mësuesve dhe të shkollave.
Mësuesit janë jo vetëm edukatorët, por lidershipi i vërtetë i kombit dhe i shoqërisë.
Nëse dëshirojmë t’u japim një shans fëmijëve tanë, le t’u japim më parë një shans mësuesve të Shqipërisë.

Për gjithkënd që e konsideron veten të suksesshëm, çelësi i suksesit është mësuesi.
Prandaj asnjëherë nuk duhet të rreshtim t’u japim mësuesve kushte më të mira, pagë më të mirë dhe mirënjohjen më të thellë.

Mirela Kumbaro ia dedikon edhe dy prindërve të saj:

Gëzuar 7 Marsin🌼, im atë e nëna ime që u bashkuat tashmë në përjetësi ❤️ atje lart në qiell🙏🏻
Bij mësuesish ju vetë👵🏻👴🏻, mësuesit e parë për mua👧🏻 në jetë e mësues për 40 breza nxënësish👩🏻‍🎓👨🏻‍🎓, por që më bëtë edhe mua të zonjën të përgatis e të diplomoj 30 breza studentësh👨🏻‍🎓👩🏻‍🎓
JU❤️
#3BrezaMesuesish👨🏻‍💼👩🏻‍💼👩🏻‍💻

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka:

Mirënjohje për mësuese Adriana Fishta Bejko, Ambasadores së Kombit dhe mbi 1 mijë mësuesve që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe në 21 vende të botës.
Faleminderit për përkushtimin dhe sakrificën për të mbajtur gjallë gjuhën amtare tek brezi i ri.
Janë mbi 300 shkolla e kurse të gjuhës shqipe në diasporë, ku japin mësim mësues nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia e Veriut , të cilët sfidojnë kufijtë bashkojnë në një gjuhë brezin e ri.
Gëzuar 7 marsin!

Foto/ Një 7 mars që do mbahet mend gjatë! Mesazhet e para të

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë:

Me mësuesen time të fillores zysh Kaliopi Gjoni, në këtë ditë të shënuar për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë! Gëzuar 7 Marsin🌹të gjithë armatës së arsimtarëve! Fjalët nuk do mjaftojnë asnjëherë për t'iu shprehur dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për dijen që përçoni dhe vlerat që transmetoni🙏🏼❤️

Erion Braçe:

Verified
KRENAR PER JU!
TE EDUKOSH NJE FEMIJE,
TI JAPESH DIJE,
TI NDRYSHOSH JETEN,
ESHTE PUNA ME E BUKUR NE BOTE!

Ndaj une u jam pafund mirenjohes;
Nje simboli te arsimit ne Divjake,
zysh MOLLES;
Drejtueseve e drejtuesve te arsimit ne Divjake, ANES, ne Cerme, ELMERINES,
ne Grabian, ENGJELLUSHES, ne Remas, BONES, ne Kemishtaj, YLLIT;

I jam pafund mirenjohes cdo drejtuesi e cdo mesuesi e edukatori ne cdo shkolle te bashkise Divjake, duke nisur nga profesor Josifi ne Kryekuq, per sakrificen ne keto muaj te veshtire te pandemise dhe punen me femijet cdo dite;

I jam pafund mirenjohes cdo sanitareje ne shkollat tona per sakrificen enorme per te mbajtur paster e higjenizuar cdo dite cdo ambjent ku femijet kalojne ore te tera;

Ne fund,
I jam shume mirenjohes profesor Llazit,
per gjithcka ben qe shkollat te jene te hapura, te sigurta per cdo femije e mesues.

Jam krenar per secilin nga ju qe po fitoi betejen personale me semundjen-thuajse te gjithe ne foto, qe po fiton betejen me veshtiresite e te edukuarit ne kushte te veshtira;

Do te mbaheni mend gjate per sakrificen tuaj.

Sot, ne diten e tij, dua te kujtoj edhe nje here profesor Refailin te cilin e humbem hidhur dite me pare.

DUA NJE DUARTROKITJE TE GJATE KETU, NGA CDO NXENES E ISH NXENES I JUAJI, PRIND QE KA BESUAR TEK JU FEMIJEN E TIJ!

#7MARS 👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Lulzim Basha:

Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut🤗) Gëzuar 7 Marsin!

View this post on Instagram

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

*Tiranapost.al.