Aktualitet

Foto/ Një tjetër rrugë e Tiranës po transformohet

Foto/ Një tjetër rrugë e Tiranës po transformohet

Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës po kryen punime në rrugën "Vorbsi" në Njësinë 13, në mënyrë që banorët që jetojnë në këtë lagje, por sidomos fëmijët të kenë kushte më të mira infrastrukturore.

I gjithë segmenti rrugor po pajiset me rrjetin e ri të ujësjellësit, duke garantuar furnizim me ujë të pijshëm me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur.

Foto/ Një tjetër rrugë e Tiranës po transformohet

Gjithashtu në rrugë po hidhen shtresa asfaltike, po sistemohet trotuari, duke e pajisur edhe me ndriçim, në mënyrë që kalimtarët të jenë më të sigurt. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira.

*Tiranapost.al.