Aktualitet

Foto/ Nora Malaj shfaqet e dobësuar: Kalova tre javë jo të lehta me koronavirusin, më ka lënë pasoja

Foto/ Nora Malaj shfaqet e dobësuar: Kalova tre javë jo të lehta

Ish deputetja Nora Malaj në një postim të disa ditëve më parë në Facebook tregonte se ishte infektuar me koronavirus dhe pas 16 ditëve ishte shëruar, por me shumë mundime. Ajo u shfaq sot për herë të parë në ekran ku ra në sy dobësimi që i kishte shkaktuar virusi.

Në intervistën për News 24 Nora Malaj tregoi se kishte humbur 6 kile në 21 ditë, dhe duket siç e shihni në foton shkëputur gjatë intervistës:

Foto/ Nora Malaj shfaqet e dobësuar: Kalova tre javë jo të lehta

Ish deputetja vendosi ta kalojë sëmundjen në shtëpi pa u shtruar në spital edhe pse ka pasur simptoma dhe problemet shëndetësore me diabetin. Në intervistë ajo tregon se si mori vesh se ishte infektuar dhe se në disa raste ka marrë edhe hollues gjaku për të mos rrezikuar. Sot ajo është shëruar, por siç tregon koronavirusi e ka lënë me pasoja tek sytë dhe në rrugët urinare.

Ja çfarë tha Nora Malaj:

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte Covid-19, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të. E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy. Kam marrë hollues gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve."