Foto/ Përmirësohet moti, Autoriteti Rrugor: Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kryesore

Përmirësimi i kushteve të motit, me më pak reshje shiu dhe dëbore ka sjellë edhe përmirësimin e gjendjes së akseve në vend. Autoriteti Rrugos Shqiptar tregon situatën kur thotë se në akset me problematika janë marrë masat e menjëhershme me ndërhyrje duke pasturar dhe akset. ARRSH përmend segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) që pati rënie gurësh por situata është ktheyrnë normalitet.
ARRSH njofton shoferët se nuk ka probleme probleme me qarkullimin e makinave në të gjithë akset kryesore.
Lexo njoftimin e plotë si më poshtë dhe foto:
Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve
Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit
Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.
Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore
#ARRSH #MIE
*Tiranapost.al.