Aktualitet

Foto/ Policët marrin dozën e dytë të vaksinës

Foto/ Policët marrin dozën e dytë të vaksinës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Ka nisur sot procesi i vaksinimit me dozën e dytë të punonjësve të Policisë së Shtetit. Nga faqja zyrtare e Policisë, janë publikuar fotot që tregojnë policët duke bërë vaksinën.

Foto/ Policët marrin dozën e dytë të vaksinës

Ata u futën në kategoritë me rëndësi pas moshave 65 + për shkak të riskut që kanë ndaj infektimit, duke qenë se janë në kontakt me njerëzit.

Njoftimi:

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.

Foto/ Policët marrin dozën e dytë të vaksinës

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se është arritur shifra e 500 mijë të vaksinuarve në vendin tonë dhe procesi vijon për të arritur 1 milionë të vaksinuar deri në verë. Me këtë numër dhe vijimin e procesit me moshën 60 + pritet që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar sa i përket masave anti-Covid.

*Tiranapost.al.