Aktualitet

Foto/ Rama dhe Meta 'respektojnë' distancën në eventin e stërvitjes së ushtrisë amerikane dhe NATO-s

Foto/ Rama dhe Meta 'respektojnë' distancën në eventin

Ka nisur në Portin e Durrësit stërvitja më e madhe në rajon mes forcave ushtarake amerikane dhe ushtrive partnere të NATO-s. I pranishëm në event ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili foli pas kryeministrit Rama. Nga pamjet e publikuara, teksa eventi u transmetua live, shihet kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta të cilët janë ulur në një rresht, por të ndarë në distancë, më tepër nga çkërkohet për shkak të Covid. Kryeministri dhe presidenti kanë patur jo pak retorika të ashpra kohët e fundit, shtuar faktit që PS ka nisur procedurat për shkarkimin e tij, e ndërsa ka zëra se presidenti nuk do i dekretojë zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërsa Ilir Meta fliste, kryeministri Edi Rama ndërpreu transmetimin në Facebook Live për ndjekësit e tij.

Foto/ Rama dhe Meta 'respektojnë' distancën në eventin

Foto/ Rama dhe Meta 'respektojnë' distancën në eventin

Foto/ Rama dhe Meta 'respektojnë' distancën në eventin

Ilir Meta:

Kjo stërvitje është hera e parë që NATO e zhvillon në Shqipëri dhe jemi shumë mirënjohës. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ndihet krenar për stërvitjen më të madhe në rajon që mbahet në Shqipëri. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë. Kjo është një stërvitje shumëkombëshe ku forcat tona jo vetëm do presin dhe mbështesin trupat e vendeve të tjera por do jenë aktive edhe në trajnimet në vijim. I japin një mundësi të shkëlqyer forcave tona duke rritur nivelin e përgatitjes dhe në përmbushje të misionit kushtetues. Çdo ushtrim është një test, një unitet për të forcuar besimin. Një rast i shkëlqyer në mjedisin rajonal për të arritur atë nivel besueshmërie ndaj vendeve aleate.

Si president jam i bindur në përmbushjen e detyrimeve nga gjithë strukturat shtetërore, si dhe në respektim të masave anti-Covid, për sigurimin e trupave ushtarake dhe mbarëvajtjen e kësaj stërvitje. Do japim përshtypjen më mbresëlënëse ndaj miqve tanë.

Miqësia e fortë mes dy kombeve tona është shumë më e hershme se periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA-të janë investuar shumë. Ajo daton edhe përpara se poeti i madh amerikan Fellow, të thurte një nga poemat e tij për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një garanci e forcë është garancia jonë në aleancën Euroatlantike, jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e demokracisë në Evropë dhe në të gjithë hapësirën Euroatlantike.

*Tiranapost.al