Aktualitet

Foto/ Reshjet e dëborës, ata që udhëtojnë për në Dardhë të përdorin zinxhirë për makinën!

Foto/ Reshjet e dëborës, ata që udhëtojnë për

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë shoferëve që të udhëtojnë me kujdes, ndërsa ata që do udhëtojnë drejt fshatit turistik të Dardhës në Korçë apo kthehen, duhet të përdorin zinxhirë në gomat e makinës. ARRSH ka publikuar foto nga rruga me dëborë dhe pavarësisht punës me borëpastruesen, shoferëve u kërkohet të kenë kujdes për të shmangur çdo rast aksidenti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar:

Kanë filluar reshjet e borës në Dardhë. Po punohet me mjete borëpastruese
Rekomandohet përdorimi i zinxhirave për autoveturat
#udhëtonimekujdes

Foto/ Reshjet e dëborës, ata që udhëtojnë për

Foto/ Reshjet e dëborës, ata që udhëtojnë për

Foto/ Reshjet e dëborës, ata që udhëtojnë për

*Tiranapost.al.