Aktualitet

Foto/ Shoqata ankohet për numër të ulët: Por shihni një autobus plot me njerëz dhe pa maska!

Foto/ Shoqata ankohet për numër të ulët: Por shihni një

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar se do të rimbyllin aktivitetin pas disa ditësh punë për shkak të shfrytëzimit të ulët të kapaciteteve të autobusëve që sjell humbje të mëdha financiare.

Nga Shoqata e transportit urban, Rixhin Qosja tha se nëse autoritetet nuk i kompensojnë nga humbjet, do të detyrohen të bllokojnë punën duke paralazuar transportin.

Sipas tij numri i ulët i pasagjerëve shkakton humbje të mëdha financiare. Por Abc News ka postuar një foto të shkrepur mëngjesin e sotëm në një prej linjave të transportit urban në Tiranë.

Foto/ Shoqata ankohet për numër të ulët: Por shihni një

Foto/ Shoqata ankohet për numër të ulët: Por shihni një

Nga fotoja duket se ka shumë qytetarë në autobus, jashtë rregullit për numrin e reduktuar që e kërkon protokolli, gjithashtu shumica duken pa maskë, të cilët e kanë me detyrim që ta mbajnë.

Ndërkaq në disa linja të tjera ky protokoll duket se po zbatohet: 

Foto/ Shoqata ankohet për numër të ulët: Por shihni një

Kapaciteti në autobusë duhet të jetë maksimumi 70%.

Shoqata ndërkohë ende nuk ka marrë një vendim.