Aktualitet

Foto/ Shpërthimi me tritol mbrëmë, në hotelin e prindërve të Ervin Matës

Foto/ Shpërthimi me tritol mbrëmë, në hotelin e

Detaje të reja janë publikuar nga shpërthimi mbrëmë në një hotel pranë QSUT-së në Tiranë, në orën 22:40. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në hotelin në pronësi të familjarëveve të Ervin Matës.

Foto/ Shpërthimi me tritol mbrëmë, në hotelin e

Fatmirësisht nuk pati të lënduar përveçe dëme materiale nga shpërthimi me tritol. Mësohet se persona të paidentifikuar janë afruar pranë hotel Victorias në pronësi të prindërve të Ervin Matës, dhe nga makina kanë hedhur tritolin që shpërtheu pas katër minutash dhe më pas janë larguar.

Foto/ Shpërthimi me tritol mbrëmë, në hotelin e

Policia është vënë në kërkim të makinës me të cilën u larguan dy autorët, pasi kanë identifikuar targën.  Përveç hotel Victorias, është dëmtuar edhe një lokal tjetër pranë hotelit.

Ervin Mata është një nga personat e dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e katër tetorit 2018 në ish-bllok ku në lokalin Monopol u vra Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur mbetën Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Mata akuzohet për moskallëzim të krimit dhe përkrahës të autorit të krimit.

Foto/ Shpërthimi me tritol mbrëmë, në hotelin e

Lidhur me ngjarjen, në akuzë është ish- komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, truproja i Ervin Matës, i cili është arratisur.