Foto-Video/ Hapet këtë mbrëmje spitali Covid-4, Manastirliu: Kapacitet prej 100 shtretërish

Është hapur këtë mbrëmje spitali Covid-4 i dedikuar për pacientët me koronavirus.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky spital ka aktualisht 100 shtretër. Bashkë me doktoreshë Najada Como-n, ajo tha se stafi është trajnuar për tu ardhur në shërbim të prekurve që do kenë nevojë për këto shërbime: Kemi doktorë të trajnuar muajt fundit dhe janë doktorë të dedikuar për spitalin Covid 4.
Ndërsa Kreu i Urgjencës Skënder Brataj tha se duhet të bashkëpunojmë me njëri tjterin: Të na lënë të qetë të punojmë, jo në presion. Duhet bashkëpunim, nuk ka rrugë tjetër.
Pacientët e parë që u futën në këtë spital vijnë nga dy spitalet e tjera Covid, Infektivi dhe Shefqet Ndroqi.
Manastirliu tha se ka skenarë të tjerë nëse shifrat vijojnë në rritje:
'E kishim bërë pjesë të strategjisë tonë, në kuadër të rritjes së numrave. Ka qenë një punë nintensive e ditëve të fundit për jetësimin e këtij spitali. Kjo është nsjë fidë për të gjithë ne se këto janë kapacitete të shtuara, ka 100 shtretër. Nuk është në korpusin e spitaleve tona, ndodhet në një largësi të caktuar, prandaj kërkon një punë dhe angazhim më të madh. Jemi përgatiur gjatë gjithë kësaj periudhe'.
Në spitalet Covid deri më tani janë të shtruar 491 pacientë.