Aktualitet

Foto-Video/ Mbaheshin në Kampin Al-Hol. Mbërrijnë në Rinas 5 gra dhe 14 fëmijë, por çfarë ndodh tani me ta  

Foto-Video/ Mbaheshin në Kampin Al-Hol. Mbërrijnë në Rinas 5

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët janë riatdhesuar nga Siria. Ata kanë qëndruar prej kohësh në kampin e Sirisë Al-Hol, ndërsa kryeministri Rama i cili ka qenë në Beirut për operacionin e shpëtimit dhe riatdhesimit të tyre, është kthyer këtë mëngjes bashkë me to.

Foto-Video/ Mbaheshin në Kampin Al-Hol. Mbërrijnë në Rinas 5

Foto-Video/ Mbaheshin në Kampin Al-Hol. Mbërrijnë në Rinas 5

Kryeministri tregoi se sa të tjerë pritet të nxirren, ndërsa shpjegoi se si do të mund të integrohen ata në shoqëri. Rama tha se ata do quhet të qëndrojnë edhe në karantinë disa ditë.

Foto-Video/ Mbaheshin në Kampin Al-Hol. Mbërrijnë në Rinas 5

Rama: Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga Kampet e Ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t'i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një oprracioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe. Dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme nga konsulli i nderit në Liban, dhe gjenerali Abaz të cilin e kam falenderuar dhe drejtpërdejt më parë në një konferencë, para se të niseshim.

Është vërtet një ngjarje pozitive mendoj ddhe sigurisht që nuk do ndalemi deri këtu. Ka dhe një operacion tjetër me një numër që ende nuk e dimë saktësisht se është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden. Por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël duke menduar që më shumë sesa gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë.

Një rol me rëndësi ka luajtur dhe struktura e anti-terrorit dhe ministrisë të Brendshme dhe Policisë. Ministri prej muajsh ka ndjekur operacionet, ka bërë dhe një vizitë në Beirut ku ka folur nga afër me gjeneralin dhe të tjerët. Ky është një zotim që është i gjallë qysh se është shfaqur ky problem, dhe është zotim që po e mbajmë me këmbëngulje dhe do e mbajmë deri në fund.

-Në kushtet që kthehen nga Kampi i Ferrit, cilat janë projektet për riintegrimin e tyre në shoqëri?

Tani ata janë marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara, të mirëqënies sociale dhe do i drejtohen një strukture të përgatitur për ta në Durrës, ku do bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. Do kenë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rastit, se një pjesë e tyre kanë familjarë dhe adresa këtu, do dërgohen ose nëpër shtëpi ose do qëndrojnë në struktura të posaçme. Bëhet fjalë për gra dhe për fëmijë, kjo e bën të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë ndërsa nga pikëpamja sociale dhe psikologjike, patjetër që kërkon kujdesin e vet dhe ne jemi të përgatitur.

-Thatë se ishte ndër operacionet më të vështira, pse? Dhe a ka fëmijë të tjerë?

Janë të vështira se nuk zhvillohen në terren miqësor por forcash që janë në luftë më njëra tjetrën. Nuk janë kampe pushimi dhe as shtetërore.

A janë identifikuar grupe shqiptarësh që kanë refuzuar të kthehen?

Deri tani janë shfaqur raste sporadike do thoja dy raste që ne njohim dhe nuk mund të bëjë emra apo të jap identitete personash që kanë refuzuar, por nga informacionet janë persona që janë pengje brenda kampeve që nuk shkëputen dot, që kanë frikë, bazuar në faktin se gjatë momentit të shkëputjes mund t'u marrin jetën.

Videoja e plotë si më poshtë:

*Tiranapost.al.