Foto-Video/ Mesdita ndryshe nga Sanatoriumi: Koncert për mjekët dhe pacientët me Covid

E Mërkurë 25 Nëntor 2020, 11:17
TiranaPost
Si një formë vlerësimi për gjithë mjekët dhe infermierët dhe një moment ndryshe edhe për të sëmurët me Covid, në Spitalin Shefqet Ndroqi atmosfera këtë mesditë ishte ndryshe.
Ansambli i Valleve dhe Këngës Popullore është mbledhur para Sanatoriumit duke kënduar e kërcyer, duke dhuruar një koncert inkurajimi.
Pamje vërtetë prekëse dhe ndoshta të nevojshme në këto ditë pandemie shfaqen në ekran, ku shihen mjekët nga katet e spitalit të veshur me uniformat anti-Covid, por edhe pacientë duke përshëndetur me duar pranë tyre.