Aktualitet

Foto/ Vritet me breshëri plumbash një 31 vjeçar në Vlorë

Foto/ Vritet me breshëri plumbash një 31 vjeçar në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës. Një person me emrin Tauland Gjikaj 31-vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur konkretisht pranë gjykatës së Apelit të Vlorës për motive të paqarta.

Foto/ Vritet me breshëri plumbash një 31 vjeçar në

Foto/ Vritet me breshëri plumbash një 31 vjeçar në

Dëshmitarët kanë parë një person të veshur me të zeza i cili pasi ka dalë nga makina me xhama të zinj ka qëlluar drejt të riut. Ai është vrarë në momentin teksa po ecte në trotuar.

Policia aktualisht ka ndaluar automjetin me të cilin po lëvizte autori i dyshuar.

Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë.

*Tiranapost.al.