Ura e Bosforit dhe ndërtesa më e lartë në botë ndizen kuqezi në nder të festës së Shqipërisë

Flamuri turk ndezi Korpusin në Tiranë në 28 Tetor me rastin e festës së Republikës Turke. Në Tiranë u ndezën veç flamurit edhe debate e plot qesëndi se kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Ndërkaq sot, në ditën e Themelimit të Shtetit Shqiptar Ura e Bosforit në Stamboll është ndezur me ngjyrat e flamurit kuqezi në nder të festës.
Turqia është i vetmi vend që nuk mbylli udhëtimet me Shqipërinë gjatë pandemisë dhe në spitalet e së cilës janë drejtuar shumë pacientë me Covid për ndihmë të specializuar.
Po ashtu edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
Siç shihet në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.
Burj Khalifa filloi të ndërtohej në vitin 2004 dhe lartësia e saj është 828 m.