Fotot/ Si do të duket sheshi pranë Aeroportit të Kukësit

E Premte 3 Shkurt 2023, 14:01
TiranaPost
Zona pranë Aeroportit të Kukësit, në Gostil do të shndërrohet në një park rekreativ. Zona do t`u shërbejë si udhëtarëve, turistëve, ashtu edhe vendasve.
Parku do të ketë si zona të gjelbërta, ashtu edhe ambiente për fëmijë.
Disa foto 3D i postoi në rrjete sociale kryeministri Rama që shkruan:
"Gati projekti për nisjen e punës së sheshit në Gostil, pranë aeroportit të Kukësit, që do të jetë në funksion të banorëve të zonës por dhe turistëve
Sheshi do të ketë hapësira të gjelbërta, terrene sportive, kënde lojërash për fëmijë, e gjithçka në shërbim të çdo qytetari."