Aktualitet

Franca dhe Gjermania u mbyllën nga Covid. A rrezikon Shqipëria?

Franca dhe Gjermania u mbyllën nga Covid. A rrezikon Shqipëria?

Rritja e numrit të të infektuarve dhe viktimave në këtë valë të dytë të pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar mbylljen e dy shteteve të fuqishme të Europës.

Gjermania i rikthehet karantinës me 2 nëntor, ndërsa Franca vendosi izolimin kombëtar nga e premtja deri në muajin dhjetor. Ekspertët e këtyre dy vendeve kanë dhënë këtë sugjerim për shkak të ngarkesës së sistemit shëndetësor dhe përhapjes së Covid, në nivele të frikshme.

Franca dhe Gjermania u mbyllën nga Covid. A rrezikon Shqipëria?

Franca dhe Gjermania u mbyllën nga Covid. A rrezikon Shqipëria?

Po Shqipëria a rrezikon një tjetër mbyllje?

Kryeministri Rama ka lënë të nënkuptojë se nëse situata përkeqësohet do të ketë rimbyllje, edhe pse ky do ishte skenari më i keq duke patur parasysh një tjetër goditje ekonomike.

E pyetur për një rikthim të mundshëm të karantinës, Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico thotë se kjo nuk mund të përcaktohet paraprakisht pasi varet nga ecuria e situatës së pandemisë dhe se sa qytetarët i zbatojnë masat. Fico jep dhe disa këshilla që duhen zbatuar për të shmangur një përhapje të virusit e cila mund të rikthejë masat e kufizimit.

'Kjo është një sëmundje që ka një dinamikë që smund të bësh parashikime që të na thotë çdo të ndodhë nesër. duke pasur një rritje të numrit të infeksioneve,  ne mund të themi që masat që kemi marrë po të zbatohen rigorozisht, kjo do të na lejojë që t kapërcejmë këtë moment shumë më mirë. Nëse do dekurajohemi nga vështirësia në të cilën na vuri pandemia, do të jetë shumë e vështirë. Askush nga ne nuk dëshiron një mbyllje. Kjo çështje ska të bëjë vetëm me shëndetin por edhe me gjendjen emocionale. Nuk besoj se ka dikush që do të thotë në çfarë niveli mund të mbyllet por do të sjell në vëmendje fakti i të gjithë punëdhënësve që kanë mundësi ti lënë nga shtëpia pse të mos e bëjnë. Të mbajmë maska të ruajmë distancimin dhe të shkojmë te mjeku në rast se kemi shenja. Kjo do të na bëjë të jemi më të aftë që të kufizojmë sa më pak'.

Situata me koronavirusin në vend:

(28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,654
Humbje jete 493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90