Aktualitet

Franca hap nga sot kufijtë për shqiptarët, por jo për të vaksinuarit me Sinovac, këto janë rregullat

Franca hap nga sot kufijtë për shqiptarët, por jo për

Pas Spanjës, edhe Franca do të lejojë hyrjen e shqiptarëve në territor për pushime verore apo qëllime të tjera, por ndryshe nga Spanja, Franca ka vendosur kusht që nuk do të pranohen ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, por me vaksinat e miratuara nga EMA.

Lajmi është konfirmuar edhe nga TIA, Aeroporti i Nënë Tereza, ku rendit rregullat dhe kushtet për udhëtimin, pa karantinë dhe izolim.

Njoftimi i plotë:

Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.
Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.
Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.
Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)
Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Franca hap nga sot kufijtë për shqiptarët, por jo për

Ndërkaq, nga sot hyri në fuqi ligji për lëvizjen e lirë në Hungari për çdo shqiptar që disponon certifikatën e vaksinimit. Certifikata merret online në e-Albania pak ditë pas marrjes së dozës së dytë.

Franca hap nga sot kufijtë për shqiptarët, por jo për

Nga ana tjetër edhe nga Hungaria drejt Shqipërisë mjafton certifikata e vaksinimit, pa qenë nevoja për test serologjik apo tampon. Kryeministri Rama ishte për vizitë zyrtare në Hungari dy ditë më parë ku nënshkroi edhe marrëveshjen.

*Tiranapost.al.