Aktualitet

Futbolli jo shantazh qeverisë! Ministrja Denaj tregon pse s'mund të pranohen dy pika nga kërkesat e Ligës

Futbolli jo shantazh qeverisë! Ministrja Denaj tregon pse s'mund

Jemi të hapur për të diskutuar, por Liga e Profesionistëve  duhet të jetë nxitëse e investimeve më shumë sesa për kërkesa, që nuk mund të realizohen pa një proces reformimi. Këtë tha ministrja e Financave Anila Denaj pas ngërçit të krijuar në Ligën e Futbollit, ku janë shtruar 4 kërkesa për qeverinë shqiptare.

Ministrja Denaj i cek pikë për pikë dhe thotë se Futbolli nuk mund të jetë element pengu dhe shantazhi për qeverinë. Ajo kërkon negocim për dy pika por nuk pranon për dy të tjera. 

-Ministrja Denaj në konferencë për shtyp argumentoi:

Ka rëndësi për publikun të kuptojnë se zgjidhja e financimit të sportit është objektiv i yni. Futbolli s’mund të jetë element pengu dhe shantazhi për qeverinë.

-Kërkesat: Shuma e sponsorizimit të llogaritet në masën 20 % mbi tatim fitimin. Mestarisht në vit tatim fitimi është 35 milionë lekë, pra 7 miliardë lekë kërkohet të shkohet të sponsorizohet për sportin. Kjo jo në një vit ku ne po kursejmë çdo qindrarkë për nevojat, por nuk e kemi pranuar këtë kërkesë. Sepse mendojmë se zgjidhja në formate të cilat janë pjesë e skemave të qëndrueshme për financim, dhe çfarë miratuam është zgjidhja e financimit për sportin. Këtë vit kemi miratuar dy ndryshime që nxit sponsorët me nga 3 në 5 % shumën e lejuar për gjithë sponsorizimet. Tatimi apo fitimi i tatushëm e çdo kompanie të ulet. Mbi 100 milion dhe sponsorëve me 5 % u njohim trefish. Thënë shkurt nga 100 financim, 55 hidhen nga kompania dhe 45 nga shteti, Kjo është nxitje për financime në sport.

-Së dyti: Kemi folur për formalizim, nuk është një produkt vetmë i një qeverisje. Në veçanti kemi folur për informalitet në treg pune. Kuptojmë nevojën për kohë që klubet të formalizohen në kohë optimale.

-Kerkesa e tretë për faljen e gjobave: Nuk është vetëm përpjekja për formalizim në tregun e punës por për gjithë ekonomine, Jo gjithë sektorët ia kanë arritur. Nuk është justifikim që detyrimi prej afro 2 milion euro të falet në mënyrë automatike. Jemi të hapur për të diskutuar se si mundet që këtë kërkesë të shikojnë si zgjedhje të mundshme për investime në fusha të caktuara. 

-Për TVSH kërkohet për zbritjen në 6 %, duke bërë paralelizëm në fushën e turizmit. E kemi miratuar këtë vit uljen me 6 % në të gjitha investimet, por të kërkosh që të gjitha shërbimet të kenë zbritje është kerkesë shumë e zgjeruar, që jo vetëm diskutimi por dhe nevoja tregon se qeveria nuk mundet. Biznesi që drejton ligën duhet të shkeputet të mendojë vetëm për punën e tij por të mendojë për skema nxitëse dhe të suksesshme.

Ne vendosëm për nevojën për të ndryshuar rolin e raportit të pushtetit vendor në menaxhimin e klubeve. S’mund të jetë bashkia që të financojë pagën e sportistëve. 

Menjëherë pas fjalës ministres së Financave  Anila Denaj, foli në konferencë për mediat edhe deputeti i Partisë Socialiste Fidel Ylli, i ngarkuari për zgjedhjen e problematikës mes Ligës dhe qeverisë.

Ylli tha se nuk është normale që Bashkia nga taksat e qytetarëve të japë 1 milonë një ekipi të kategorisë së dytë.

“Nuk është normale që Bashkia nga taksat e qytetarëve të japë 1 milonë një ekipi të kategorisë së dytë. Qyteti ka nevojë për shkolla apo shumë shërbime të tjera. Ne kemi marrë një angazhim që të bëjmë një reformë për ligjin për dhunën në stadiume. Hajde ta ndryshojmë dhe ta bëjmë më të mirë, por zgjedhja bëhet në tavolinë. Ne duam që sporti të shërbejë për të rinjtë dhe jo që sporti të kërkojë lëmoshë. Është bërë stadiumi i Elbasanit, i Shkodrës, Stadiumi Qemal Stafa, qendra Olimpike e Korçës, Stadiumi i Durrësit, etj. Kur janë bërë më parë këto investime? Të ulemi dhe të japim argumenta që këtë gjë e zgjedhim dhe këtë jo. Ky është një ngërç kot. Ligji i ri ka një ndryshim që ne në sport të fusim kompani të mëdha. Njerëzit e sportit nuk para lexojnë shumë sepse nuk kanë kohë, pa dashur të ofendoj njeri, por drejtuesit e tyre duhet ta lexojnë ligjin. Ky ligj është i 94-ës. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Për këtë duhet të diskutojmë”, tha Ylli.

Më herët kryeministri Rama ka thënë: 

Kryeministri është shprehur i hapur për të negociuar, por sipas tij nuk mund të sakrifikohen taksat që përkthehen në të ardhura për disa klube që futbollistët i deklarojnë me rroga fasonësh.

“Nuk kam asnjë dijeni për kërkesat. Nëse ka dialog ka mundësi për të parë më tutje. Nëse mund të bëjmë diçka më shumë jemi gati ta bëjmë. Por që futbollistët të vazhdojnë të trajtohen si skllevër në informalitet të plotë, të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar, të deklarohen sikur janë punonjës fasonesh me rrogë minimale. Kjo nuk mund të vazhdojë.

Kemi krijuar hapësirën që të mund të deklarojnë për një periudhë të caktuar pa paguar tatim fitimi, por aman duke qenë të detyruar të deklarojnë një pagë mbi një nivel të caktuar siç është në të vërtet. Këtë teatër me klube dhe futbollistët që janë skllevër dhe nuk i paguajnë shtetit asgjë dhe janë në të zezë, duhet ta mbarojmë. Kanë bojkotuar kampionatin, është vendimi i tyre, nuk marrin urdhra nga ne dhe nuk mund t’i detyrojmë që të mos e bojkotojnë kampionatin. Nuk jam unë që po shqetësohem se ata po bojkotojnë vetveten. Duan të bojkotojnë vetveten, malet e tyre më të larta". 

Katër kërkesat e Ligës: 

1.)Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a.Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d.Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimit për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona.  Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”.