Aktualitet

Gara për hetues në FBI-në Shqiptare. Pas testit logjik vjen aftësia fizike: Merrni maskë, atlete e pije freskuese

Gara për hetues në  FBI-në Shqiptare. Pas testit logjik vjen

Byroja Kombëtare e Hetimit po vijon me përzgjedhjen e hetuesve të rinj, ndërsa në fazën e testit të Arsyetimit Logjik pati vetëm 21 të skualifikuar me 403 që e kaluan duke u futur në fazën e dytë të testimit fizik. Testi do të zhvillohet në datat 19-22 tetor në ambientet e RENEA-s, në Yzberisht të Tiranës.

Në njoftimin nga BKH u bëhet thirrje kandidatëve që të marrin me vete maskë, veshje sportive, atlete dhe pije freskuese.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentin e Idenfikimit me foto, pasaportë ose ID.  Gjithashtu të dorëzojnë një raport mjekësor nga specialist kardiolog që vërteton që kandidatët janë të aftë fizikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar shëndetin.

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga BKH:

NJOFTIM NGA BKH
Në datë 14.10.2020, u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 424 kandidatë. Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar klikoni në LINK , bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t`i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike.

esti i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet si vijonë:

Datë  19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor : 1 (një) deri në 100 (njëqind) ;
Datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 101 (njëqind e një) deri në 201 (dyqind e një).
Datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 202 (dyqind e dy) deri në 302 (treqind e dy).
Datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor: 303 (treqind e tre) deri në 403 (katërqind e tre).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00.

Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në test do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Falenderojmë gjithë kandidatët që janë bërë pjesë në këtë konkurrim.

Linku origjinal: https://bkh.al/