Aktualitet

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon për herë të dytë Euglen Papandilen

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon për herë

KED ka skualifikuar për herë të dytë Euglen Papandilen, kandidat i propozuar nga Presidenti për një vend si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Euglen Papandile u rikthye në garë nga Gjykata Administratrive e Apelit, por është skualifikuar sërish nga KED.

Po ashtu edhe Zhaklina Peto rifitoi të drejtën e garë për të njejtën vakancë është skualifikuar. Aktualisht, për të zënë vendin e Besnik Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj.