Aktualitet

Garës për rektor në Universitetin e Tiranës i shtohet një tjetër grua

Garës për rektor në Universitetin e Tiranës i shtohet

Garës për rektor në Universitetin e Tiranës i është shtuar një tjetër grua. Pas Mimza Hafizit, së fundmi pranë KIZ është regjistruar si kandidate edhe Prof.Dr.Kozeta Sevrani nga fakulteti Ekonomik. Kryetarja e KIZ bën me dije deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë për tu bërë anëtarë të senatit ndërsa për rektor gara zgjerohet me tre kandidatë.

Garës për rektor në Universitetin e Tiranës i shtohet

Tre kandidatët janë:

-Artan Hoxha- nga Fakulteti i Drejtësisë

-Mimoza Hafizi- nga Shkencat e Natyres

-Kozeta Sevrani- nga Fakulteti Ekonomik

Zgjedhjet për rektorin e Universitetit të Tiranës do të mbahen me datë 30 korrik.

Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare. Është bashkëautore e një monografie, si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja, si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë,

Në vitin 2017, u emërua në krye të Këshillit të Statistikave.

Garës për rektor në Universitetin e Tiranës i shtohet