Aktualitet

Gazeta italiane: Shqipëria, në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin “Mbretëresha e Turizmit 2024”

Gazeta italiane: Shqipëria, në rrugën e duhur për të

“Gazzeta del Mezzogiorno” ka publikuar një artikull për Shqipërinë ku shkruan se është në rrugën e duhur për të rrëmbyer titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024.

Ndër të tjera, në artikull flitet për për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook.

Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.

Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, WizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë. Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025″, shkruan Rama në Facebook.