Aktualitet

Video/ Gazetarët nga Kosova reagojnë të revoltuar që s’u përfshinë në axhendën e pyetjeve, Rama: Merkel nuk ua ka borxh

Video/ Gazetarët nga Kosova reagojnë të revoltuar që

Një axhendë e kufizuar pyetjesh që janë ndarë mes mediave më të fuqishme në vend. Në konferencën për shtyp kanë qenë edhe gazetarë nga Kosova të cilët kanë kërkuar të kenë kohën për një pyetjeje, por Rama iu është përgjigjur se kjo ishte axhenda e kufizuar nga stafi i Merkel: ‘Shumë faleminderit, Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, por kancelarja nuk iu ka asnjë borxh’.

Edhe Tiranapost.al u interesua një ditë më parë për të marrë kohën e një pyetjeje, por nuk morëm përgjigje pozitive.

Sidoqoftë një nga mediat vendase mund t’i kish hapur rrugë me një pyetje të kolegëve në Kosovë, por siç duket nuk ndodhi.

Vizita e Kancelares Merkel ka patur shumë interes në Shqipëri. Ajo është një nga figurat më të dashura për Shqipërinë dhe rajonin për rolin pozitiv, por edhe shembull e politikanit të ndershëm e të përgjegjshëm që ajo ka reflektuar.

Videoja e publikuar nga një gazetar i Kosovës, teksa presin të marrin të drejtën e pyetjes.

*Tiranapost.al.