Aktualitet

George Floyd/ Prokurori kërkon dënim për vrasje të shkallës së dytë për oficerin: Si e parashikon ligji?

George Floyd/ Prokurori kërkon dënim për vrasje të

Prokurori i Minnesota-s Keith Ellison ka rritur akuzat për oficerin Derek Chauvin që vrau George Floyd, por gjithashtu akuzon dhe tre oficerët e tjerë si bashkëpunëtorë, ndaj të cilëve është marrë vetëm masa e pezullimit nga detyra.

Vrasja e George Floyd ka shkaktuar protesta të papara të Amerikë dhe tashmë situata ka dalë jashtë kontrollit me dhunë e plaçkitje. Pas rezultatit të autopsisë që nxorrën shkakun e vdekjes së afroamerikanit 49 vjeç nga asfiksia, prokurori kërkon që përgjegjësit të marrin dënim më të ashpër.

Videoja e publikuar në media, filmuar nga kalimtarë të rastit treguan oficerin që shtriu në tokë George dhe i vuri gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta, deri sa ai dha frymën e fundit. Ai u ndalua se bleu cigare në dyqan me kartëmonedhë 20 dollarëshe false.

George Floyd/ Prokurori kërkon dënim për vrasje të

Avokati i familjes së George është dakord me akuzën e re të prokurorit, i cili kërkon të dënohet për vrasje të shkallës së dytë:

Aktualisht ai është dënuar për vrasje të shkallës së tretë: Sipas ligjit të Minnesota, vrasja e shkallës së tretë përcaktohet si shkaktim të vdekjes duke kryer një veprim të rrezikshëm, pa marrë parasysh jetën dhe pa qëllim për të vrarë.

Ndërsa vrasja e shkallës së dytë, që do hidhet si akuzë sot nga prokurori, është një akuzë më serioze që përcaktohet kur një person shkakton vdekjen e një tjetri me qëllim që të shkaktojë vdekjen e personit, por pa paramendim.

Në Kaliforni një dënim i tillë përfshin 15 vjet deri në burg përjetë. Në Minnesota me 25 vite burg.

George Floyd/ Prokurori kërkon dënim për vrasje të