Gërdeci/ Gjykata e Strasburgut u jep të drejtë familjarëve të viktimave: Shteti t'i dëmshpërblejë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit.Gjykata e Strasburgut thotë se ka pasur shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut në çështjen për masakrën e “Gërdecit”.
Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme me kërkesë të SPAK, Strasburgu thotë se ndër vite ka pasur shkelje.Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit.
“Gjykata konstaton se ka pasur shkelje të aspektit procedural të nenit 2 të Konventës”.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut detyron shtetin që t’i paguajë Zamira e Feruzan Durdajt 12 mijë € për dëmet që i janë shkaktuar nga masakra e Gërdecit, ku Zamira Durda humbi djalin e mitur. Familjaret e dëmtuar nga Gërdeci dërguan çështjen në Strasburg. Në vendim janë bërë publik edhe personat e tjerë të dëmtuar nga Gërdeci që do përfitojnë nga 10 mijë euro. Në vendim thuhet se shteti duhet të dëmshpërblejë kërkuesit brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë.
“Shteti i paditur duhet t’u paguajë kërkuesve, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, shumat e mëposhtme: bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt, 12 000 euro (dymbëdhjetë mijë euro), plus çdo taksë që mund të paguhet për dëmin jopasuror; aplikantëve të mbetur, 10,000 (dhjetë mijë euro) secili, plus çdo taksë që mund të paguhet për dëmin jopasuror; bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro, plus çdo taksë që mund t’u ngarkohet atyre, në lidhje me kostot dhe shpenzimet; që nga skadimi i tre muajve të sipërpërmendur deri në shlyerje, do të paguhet interes i thjeshtë për shumat e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre pikë përqindjeje”, thuhet në vendimin e Strasbugut.
Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira DURDAJ
Feruzan DURDAJ
Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe SELAMI
Pashk KAÇI
Mirela HAZIZAJ
Miselda ZGURI
Medi GOLA
Rabie GËRDECI
Shaban BRAHUSHI
Sabrie PICARI
Dylbere PRINI
Adelina CANI
Meltina HAKA
Bege ALIU
Esmeralda SEFAJ
Roxhens DURDAJ
Alketa HAZIZAJ