Aktualitet

‘Gërdeci’/ Zbulohet kush do e shqyrtojë çështjen ndaj Fatmir Mediut

‘Gërdeci’/ Zbulohet kush do e shqyrtojë

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Albana Boksi është zgjedhur si personi që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

Rihapja e çëshjes u bë pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së jë prej viktimave.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi Prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, ndërsa argumentoi se vepra penale për të cilën ai akuzohet është parashkruar.

Fatmir Mediu e kundërshtoi vendimin e Apelit të Posaçëm, duke pretenduar ‘cenim të parimit të sigurisë juridike dhe të parimit të gjësë së gjykuar”.

SPAK pritet të hetojë përgjegjësinë e ish-ministrit në ngjarjen tragjike të marsit 2008, ngjarje për të cilën Mediu është akuzuar dy herë për shpërdorim detyre sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, por nuk u gjykua asnjëherë pasi u mbrojt nga imuniteti parlamentar.

Tiranapost.al