Aktualitet

Gëzim për familjen nga Dibra. Vijnë në jetë shëndoshë e mirë trinjakët, nëna merr bonusin e bebeve

Gëzim për familjen nga Dibra. Vijnë në jetë

Familjes Dardeshi nga Dibra i shtohen tre anëtarë të familjes. Trinjakët kanë lindur shëndoshë e mirë në maternitetin 'Mbretëresha Geralndinë'. Nëna e trinjakëve mori bonusin e bebeve, me 360 mijë lekë të rinj.

Ministrja e Shëndetësisë ka postuar foton me stafin mjekësor, ndërsa shkruan se nga viti 2019 kur nisi skema e bonusit të bebes, kanë marrë çekun 65,000 prindër që janë bërë me fëmijë. 40,000-120,000 lekë është bonusi për çdo të porsalindur.

Postimi i plotë i ministres: 

Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë , të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", me kujdesin shembullor të stafit mjekësor
Familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët , mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.
Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.

Gëzim për familjen nga Dibra. Vijnë në jetë

*Tiranapost.al.