Aktualitet

Gjashtë të rinj të Krujë droguan një 17-vjeçare dhe e shfrytëzuan seksualisht

Gjashtë të rinj të Krujë droguan një 17-vjeçare

Katër persona u arrestuan dhe dy janë në kërkim nga Policia e Krujës, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare.

Arrestimet u kryen pas një hetimi 8-mujor, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 6 personave. Sipas njoftimit të policisë, ata kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

Të arrestuarit janë:

E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;

L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.