Aktualitet

Gjekmarkaj humb ndjenjat gjatë protestës

Gjekmarkaj humb ndjenjat gjatë protestës

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës.

Ai u përmend pas ndihmës së dhënë nga qytetarët.

"Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak", tha ai në një prononcim për mediat.

Protesta e opozitës nis në orën 17:00 dhe do të zgjasë 3 orë.