Aktualitet

Gjendet 14-vjeçarja që ishte denoncuar e zhdukur prej tre ditësh

Gjendet 14-vjeçarja që ishte denoncuar e zhdukur prej tre

14-vjeçarja që ishte denoncuar e zhdukur nga familja prej 3 ditësh është gjetur nga policia.

Ergita Liço u gjet në një banesë në Fushë-Krujë, ndërsa ende nuk dihet se me kë ka udhëtuar apo arsyet e vendimit për t’u larguar nga shtëpia.

Babai i saj bëri thirrje për të ndihmuar në gjetjen e adoleshentes, ndërsa kishte informacione se ishte parë në Lushnjë.

Babai shprehej se vajza kishte bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk dinte detaje të tjera për zhdukje e saj.