Aktualitet

Gjendet e pajetë gruaja pas përmbysjes së anijes me tre familjarë në Himarë

Gjendet e pajetë gruaja pas përmbysjes së anijes me tre

Gruaja me emrin Mirela Rama që po kërkohej nga mëngjesi deri më tani fatkeqësiht është gjendur e mbytur në plazhin e Himarës. Bashkë me bashkëshortin, djalin dhe një të njohurin e tyre që menaxhonte anijen e vogël kishin dalë orët e para të mëngjesit të mblidhnin rrjetat e peshkimit në detin e Himarës, por stuhia e papritur, me dallgët e fuqishme përmbysi anijen.

Bashkëshorti arriti të dalë shëndoshë e mirë në breg, djali është dërguar në spital, po ashtu ka shpëtuar edhe i njohuri i familjes. Ndërsa gruaja u gjend e mbytur.

Familja mbahej me të ardhurat nga peshkimi. 

Një nga të shpëtuarit, Fatjon Resulaj tregoi më herët çfarë ndodhi:

U nisëm në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij.

Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë.

Gjendet e pajetë gruaja pas përmbysjes së anijes me tre