Aktualitet

Gjendet i pajetë në spitalin privat në Tiranë ndihmës anestezisti

Gjendet i pajetë në spitalin privat në Tiranë ndihmës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital privat në Tiranë, mëngjesin e sotëm.

Një ndihmës anestezisti është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

“Rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.