Aktualitet

Gjendet makina që dyshohet se u përdor në vrasjen e 27 vjeçarit në Shkodër

Gjendet makina që dyshohet se u përdor në vrasjen e 27
Gjin Ndoji, 27 vjeç

Gjin Ndoji, 27 vjeçari nga Vau i Dejës u gjet i pajetë pak metër larg makinës BMË që kishte marrë me qira, i qëlluar me plumb në kokë. Nuk janë identifikuar autorët por është gjetur makina me të cilën është kryer vrasja. Policia ka gjetur makinën e djegur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes, që dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit që janë larguar me shpejtësi.

Mjeti i gjetur është tip “Benz” me targa AA 346 LC. Por nga verifikimet rezulton se targat i përkasin një makinë tip Fiat Punto që rezulton e vjedhur me datë 20.6.2020 pranë rrugës Ishëm në Durrës në pronësi të një banoreje në Durrës me incialet A.K. Ajo ka bërë kallëzimin në polici për vjedhjen.

Pista e hetimit është gjakmarrja, 27 vjeçari rezulton me pretedentë të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55 në fshatin Shkjezë.