Aktualitet

Gjendet një jaht i braktisur me flamur slloven pranë Shëngjinit, ishte prej 2 ditësh nën vëzhgim

Gjendet një jaht i braktisur me flamur slloven pranë Shëngjinit,

Një jaht është gjetur i braktisur pranë portit të Shëngjinit, mbrëmjen e sotme. Brenda tij nuk gjendej askush, ndërsa raportohet se u gjet nga policia kufitare, e cila do ta ankorojë në port, ndërkohë që kanë nisur verifikimet nga autoritetet.

Sipas mediave, jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t'u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit. Sipas burimeve në jaht nuk është gjetur asnjë dokument, ndërsa gjatë dy ditëve vëzhgim nga policia askush nuk i është afruar atij.

Dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit të huaj. Sipas burimeve në jaht nuk është gjetur asnjë dokument, ndërsa gjatë dy ditëve vëzhgim nga policia askush nuk i është afruar.

Ky është rasti i dytë brenda vitit, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord.