Viktima e gjetur pasditen e sotme në një pyll mes Qeparoit dhe Kuçit në Himarë është Ylli Luçaj, 65 vjeç.
Ai punonte prej disa muajsh si roje i mjeteve që po shtronin rrugën. Pranë viktimës nuk është gjetur arma e zjarrit me të cilën është qëlluar me dy plumba.
Policia po kreh zonë. Një nga pistat është konflikti për rrugën, pasi jo pak herë ka pasur tensione mes firmës ndërtuese dhe banorëve të zonës.