Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna

Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt në lumin

13 vjeçarja Z.L u mbyt në lumin Buna, pranë fshatit Oblikë 5 ditë më parë, ku kishte shkuar me motrën dhe vëllain e saj.Pas kërkimeve nga polumbarët e FNSZH të Shkodrës trupi i saj është gjetur sot dhe është nxjerrë nga lumi.

Mësohet se e mitura kishte hyrë të lahej në lumë së bashku me motrën e të vëllain , por fatkeqësisht nuk arriti dot që të dalë e gjallë nga uji.

Babai i 13 vjeçares tregoi në kohën kur ndodhi ngjarja se tre fëmijët e tij ishin larguar pa leje nga shtëpia për t’u larë në lumë.

Ai ka thënë se vajza nuk ka ditur not dhe me siguri e ka marrë rrjedha e lumit.

*Tiranapost.al.