Aktualitet

Gjiknuri: Opozita ndryshon kërkesat, kemi një paketë gati të përfunduar për Reformën Zgjedhore. Kuvendi i ka votat

Gjiknuri: Opozita ndryshon kërkesat, kemi një paketë gati të

Bashkëkryetari i Komisionit për Tryezën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thënë se tryeza e Këshillit Politik kishte një paketë gati të përfunduar, por opozita del nga kërkesat që në fillim i quan parakushte.

Gjiknuri tha se paketa është gati e përfunduar. Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Zgjedhor para zgjedhjeve të 2021-shit dhe do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

”Kemi trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR, palët që kanë pasur shqiptarët dhe është munduar të adresojë propozimet e opozitës. Kemi një paketë gati të përfunduar.

Ne kemi gjetur hapësirën dhe do i përfshijmë ato. Por nuk mundet që pasi biem dakord dhe për kërkesat parakusht për zgjedhjet, të fillohet dhe të cedohet dhe duke dalë nga kërkesat. Ne nuk e humbim qetësinë. Nesër do informoj Kuvendin ku do paraqes paketën e dytë, dyert dhe dritarët janë të hapura për të përmbyllur ato pak gjëra që kërkojnë.

Kemi adresuar edhe kërkesat më serioze që opozita i kishte parakushte. Edhe ato që para 2 ditësh i quanin parakushte ne i kemi adresuar.

Miqtë ndërkombëtarë inkurajuan dialogun. Nuk kam ardhur të interpretoj të vërtetat. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë nuk mund të ketë imagjinuar. Do i bëj me pika pjesën më të madhe të kërkesave të opozitës, do çuditeni kur për disa thoshin këtë ose s’ka, ndërsa më pas heqin dorë.

Skema e administratës zgjedhore do jetë e rregullt, komisionerët do të rekrutohen, jemi të hapur për çdo lloj takimi. Opozita jashtëparlamentare është në të mirën e saj të na bashkëngjitet megjithatë e kam thënë, Kuvendi i ka votat. Shqetësimet i kemi reflektuar, se opozita ka një problem me Vettingun, atë e njeh Kushtetuta nuk e njeh opozita.

Pyetini ata ja u kanë pranuar identifikimin biometrik. Kodi Zgjedhor do përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar sepse Shqipëria ka nevojë për një Kod të ri para zgjedhjeve", tha Gjiknuri.

Lexo më shumë: