Aktualitet

Gjiknuri poston statusin e Yuri Kim

Gjiknuri poston statusin e Yuri Kim

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i tryezës për Reformën Zgjedhore ka shpërndarë statusin e Ambasadores Amerikane Yuri Kim.

Gjiknuri poston statusin e Yuri Kim

Ndërkaq Ambasadoreja Yuri Kim ka dalë hapur kundër pretendimeve duke kërkuar konsensus për Reformën Zgjedhore.

"Të gjitha palët kanë bërë lëvizje dhe janë jashtëzakonisht shumë afër. Ju vendosët një qëllim, vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së insistuari në pozicione të pazbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Është koha për ta mbajtur fjalën e dhënë ndaj shqiptarëve. Koha për të dhënë rezultat", shkruante Yuri Kim në status.

Gjiknuri mbrëmë, pas mbledhjes 4 orëshe për Reformën Zgjedhore tha: "Kemi trajtuar të gjitha rekomandimet e ODIHR, palët që kanë pasur shqiptarët dhe është munduar të adresojë propozimet e opozitës. Kemi një paketë gati të përfunduar.

Ne kemi gjetur hapësirën dhe do i përfshijmë ato. Por nuk mundet që pasi biem dakord dhe për kërkesat parakusht për zgjedhjet, të fillohet dhe të cedohet dhe duke dalë nga kërkesat. Ne nuk e humbim qetësinë. Nesër do informoj Kuvendin ku do paraqes paketën e dytë, dyert dhe dritarët janë të hapura për të përmbyllur ato pak gjëra që kërkojnë.

Kemi adresuar edhe kërkesat më serioze që opozita i kishte parakushte. Edhe ato që para 2 ditësh i quanin parakushte ne i kemi adresuar.

Miqtë ndërkombëtarë inkurajuan dialogun. Nuk kam ardhur të interpretoj të vërtetat. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë nuk mund të ketë imagjinuar. Do i bëj me pika pjesën më të madhe të kërkesave të opozitës, do çuditeni kur për disa thoshin këtë ose s’ka, ndërsa më pas heqin dorë.

Skema e administratës zgjedhore do jetë e rregullt, komisionerët do të rekrutohen, jemi të hapur për çdo lloj takimi. Opozita jashtëparlamentare është në të mirën e saj të na bashkëngjitet megjithatë e kam thënë, Kuvendi i ka votat. Shqetësimet i kemi reflektuar, se opozita ka një problem me Vettingun, atë e njeh Kushtetuta nuk e njeh opozita.

Pyetini ata ua kanë pranuar identifikimin biometrik. Kodi Zgjedhor do përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar sepse Shqipëria ka nevojë për një Kod të ri para zgjedhjeve".

Lexo më shumë: