Aktualitet

Gjirokastër/ Tjetër vatër zjarri, rrezikohen nga flakët vreshtat e dy fshatrave! Digjen 8 hektarë kullota dhe drurë frutorë

Gjirokastër/ Tjetër vatër zjarri, rrezikohen nga flakët

Tempraturat e larta dhe thatësirat kanë krijuar një tjetër vatër zjarri në vend, këtë herë në Gjirokastër. Pasi flakët në Mamurras janë neutralizuar, një vatër e re është krijuar në Dhoksatë Lunxherisë së Gjirokastrës.

Deri tani janë djegur 3 hektarë kullotë dhe 5 hektarë dru frutorë dhe flakët rrezikojnë vreshtat e fshatrave Novokë dhe Dhoksat. Erërat gjithashtu favorizojnë përhapjen e flakëve që po luftohen nga forcat zjarrfikëse.

Për fat të mirë në asnjë nga 5 vatrat aktive të zjarrit në vend nuk janë raportuar dëmtime në njerëz as mes popullsisë civile dhe as mes oficerëve të zjarrfikëses dhe ushtrisë që po luftojnë me flakët.

Tiranapost.al