GJKKO shkresë Kuvendit për të marrë në pyetje Sali Berishën

E Mërkurë 15 Nëntor 2023, 10:55
TiranaPost
Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit e është publikuar në media.
Në bazë të ligjit, për të marrë në pyetje deputetë, GJKKO lajmëron paraprakisht institucionin e Kuvendit.
Prej dy javësh dhëndri i Sali Berishës është arrestuar për cështjen e Kompleksit Partizani. Nuk dihet ende nëse marrja në pyetje e Berishës do të ketë lidhje me të.