Aktualitet

GJKOK kërkon të sekuestrojë vetëm pasuri të krimit të organizuar, të tjerat t’u ngarkohen rretheve

GJKOK kërkon të sekuestrojë vetëm pasuri të krimit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkon që të ndryshohen disa nene të Aktit Normativ për OFL, lidhur me sekuestrimin e pasurive.

Sipas raportimeve, në kërkesën drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, GJKOK propozo që të gjykojnë masa sekuestro apo konfiskimesh të personazheve që janë dënuar për vepra penale që i kap krimi i organizuar, pasi shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë të dënuar për vepra penale të zakonshme.

Kështu kërkohet përfshirja e prokurorive dhe gjykatave të rretheve në këtë operacion.

Operacioni Forca e Ligjit ka nisur që prej shkurtit të këtij viti. Deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë rreth 200 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.