Aktualitet

Gjobat e makinës mund t`ju vijnë në celular

Gjobat e makinës mund t`ju vijnë në celular

Është ende në fazë diskutimi dhe planifikimi, por gjobat e makinës mund të vijnë në numrin e telefonit ose email. Ishte Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ai që tha në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend se po bashkëpunohet me e-Albania për të marrë numrat e kontaktit dhe email-et e qytetarëve në mënyrë që të njoftohen për gjobat.

Gjobat janë gjithmonë në e-Albania, por sa shpesh hyjnë qytetarët në këtë aplikacion?

Ardhja e një mesazhi në telefon apo email do të mundësonte edhe pagesën më të shpejtë, shmangien e kamatave apo pagesën më të ulët.