Aktualitet

Gjobitet një call center! Ministria e Shëndetësisë u rikujton bizneseve protokollin anti-Covid

Gjobitet një call center! Ministria e Shëndetësisë u

Në 24 orët e fundit janë kontrolluar 1555 subjekte, nga të cilat janë marrë 2 masa për shkelje të protokollit anti-koronavirusit. ISHP njofton se është vendosur gjobë në një call center dhe pezullim i aktivitetit në një institucion financiar. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Durrës, Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën sërish apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:

të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë tregon se inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.